18:42 / 03.09.2026
Të hënën në Klinë do të organizohet manifestimi letrar `Ora e Tahir Deskut`
K. K. / RTKlive
Komuna e Klinës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, të hënën do të organizojë manifestimin tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut”, i cili i kushtohet figurës dhe krijimtarisë letrare të poetit dhe shkrimtarit Tahir Desku.
Manifestimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës.
"Manifestimi sjell në vëmendje veprën dhe kontributin e Tahir Deskut dhe synon të mbledhë bashkë qytetarë, krijues, përfaqësues të institucioneve, nxënës, të rinj dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje tradicionale kulturore", thuhet në njoftim.























