Rahoveci shkëlqeu në `Hardh Fest 2026`, Latifi: Festival që na bën krenarë
BKT
Kulturë

Rahoveci shkëlqeu në `Hardh Fest 2026`, Latifi: Festival që na bën krenarë

K. K. / RTKlive

Është përmbyllur me sukses edicioni i sivjetmë i Festës së Vjeljes së Rrushit – “Hardh Fest 2026”, duke e kthyer Rahovecin edhe këtë vit në një nga qendrat kryesore të festës, kulturës dhe turizmit.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm edicionin e këtij viti, duke falënderuar organizatorët, në krye me Agron Sokolin, si dhe Policinë, zjarrfikësit, QKMF-në, sigurimin, donatorët, mediat dhe të gjithë kontribuuesit.

“Si Komunë, do të vazhdojmë ta mbështesim dhe ta fuqizojmë ‘Hardh Fest’-in, sepse ky festival është krenari për Rahovecin dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vreshtarinë, verën, kulturën dhe mikpritjen tonë”, ka shkruar Latifi në ‘Facebook’.

Tutje ai tha se mbështetja për festivalin do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke i ftuar të gjithë në edicionin e ardhshëm: “Ju mirëpresim në ‘Hardh Fest’ 2027!”


MË SHUME NGA Kulturë