Bogujevci për “Hardh Fest”: Rahoveci, pikë e kulturës dhe turizmit
G.K/RTKlive
Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se mbrëmë, bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ishte në natën përmbyllëse të festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.
Bogujevci tha se gjatë festivalit kanë takuar drejtuesit e tij, qytetarë, prodhues dhe vizitorë.
“Rahoveci edhe këtë vit na mblodhi rreth rrushit, traditës dhe festës”, shkroi Bogujevci.
Ajo tha se “Hardh Fest” për disa ditë e ktheu Rahovecin në një pikë të rëndësishme të kulturës dhe turizmit.
“Mbrëmë, bashkë me kryeministrin Kurti, ishim në natën përmbyllëse të Hardh Fest, ku takuam drejtuesit e festivalit, shumë qytetarë, prodhues e vizitorë që për disa ditë e kthyen Rahovecin në një pikë të rëndësishme të kulturës dhe turizmit”, tha ajo.
Sipas Bogujevcit, festivali sjell me vete edhe traditën e vreshtarisë, prodhuesit vendorë, muzikën, artin dhe trashëgiminë e pasur të kësaj ane.
“Festivale të tilla e bëjnë kulturën pjesë të përditshmërisë dhe i japin jetë qyteteve tona”, shkroi Bogujevci.























