22:12 / 07.09.2026
O’Brennan: Serbia nuk ka vend në BE pas ceremonisë për Mladiqin
A.B/RTKLive
Profesori irlandez i politikave evropiane, John O’Brennan, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për qasjen ndaj Serbisë, pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mladiq.
O’Brennan tha se BE-ja për vite me radhë është bindur se Serbia ka ndryshuar ose po bëhet një shtet “normal” evropian.
“Sot, Kisha dhe shteti i Serbisë i dhanë një varrim si heroi kasapit të Bosnjës”, shkroi ai në X.
Sipas tij, Serbia, pas këtij veprimi, “kategorikisht nuk ka vend në Bashkimin Evropian”.
https://x.com/johnobrennan2/status/2096943092611879206?s=46























