18:47 / 08.09.2026
Senatorja amerikane Ernst përshëndet rolin e Kosovës në Gaza
A.B|RTKLive
Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Përmes një postimi, Ernst tha se e përshëndet Kosovën për këtë angazhim, duke vlerësuar bashkëpunimin mes aleatëve dhe partnerëve për një të ardhme më të sigurt dhe më stabile.
“Përshëndes Kosovën për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Aleatët dhe partnerët e fortë që punojnë së bashku ndërtojnë një të ardhme më të sigurt dhe më stabile për të gjithë. Faleminderit, Kosovë, që iu përgjigjët thirrjes”, ka shkruar Ernst.























