10:46 / 21.09.2026
Teatri “Bekim Fehmiu” sjell premierën “TYMNAJË”
Sh.G|RTKlive
Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren do të sjellë më 25 shtator premierën e shfaqjes “TYMNAJË”, me autor Noah Haidle dhe regji të Agon Myftarit.
Në shfaqje interpretojnë Alban Krasniqi, Rifat N. Smani, Hajat Toçilla, Kushtrim Qerimi, Alban Morina dhe Olisa Basha. Shfaqja është realizuar nga një ekip i gjerë artistik dhe teknik i teatrit.
Premiera do të mbahet më 25 shtator në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren.























