Protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
BKT
Lajme

Protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Besnik Iseni/RTK-Shkup

Në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup sot është mbajtur protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta ka nisur me një minutë heshtje në nderim të lirisë së Kosovës.

Organizatorët kanë thënë se protesta është shprehje e solidaritetit dhe mbështetjes qytetare për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Protesta është zhvilluar në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.


MË SHUME NGA Lajme