Të rinjtë promovojnë destinacionet turistike të Kosovës
BKT
Kulturë

Të rinjtë promovojnë destinacionet turistike të Kosovës

K. K. / RTKlive

Tri ekipe të përbëra nga 30 të rinj të shkollave profesionale të turizmit kanë zhvilluar punë praktike në terren në tri destinacione turistike të Kosovës: Deçan, Suharekë dhe Gjakovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, të rinjtë, të shoqëruar nga udhërrëfyes turistikë të licencuar dhe mentorë, vizituan atraksionet turistike, ndërvepruan me operatorët dhe komunitetet lokale, si dhe krijuan përmbajtje digjitale përmes fotografive, videove, intervistave dhe tregimeve promovuese.

Duke zbatuar njohuritë e fituara gjatë trajnimit praktik, secili ekip përgatiti nga një koncept promovues për destinacionin e vizituar, me fokus në potencialin turistik dhe mënyrat kreative të promovimit të tij përmes platformave digjitale.

Në konferencën qendrore të Ditëve të Turizmit 2026, çmimi i parë iu nda ekipit nga Gjakova, për konceptin promovues të zhvilluar gjatë punës në terren. 


MË SHUME NGA Kulturë