Fëmijët eksplorojnë Sharrin me Uta Ibrahimin
BKT
Kulturë

Fëmijët eksplorojnë Sharrin me Uta Ibrahimin

G.K/RTKlive

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Turizmit, një grup fëmijësh, së bashku me alpinisten Uta Ibrahimi, ndoqën shtegun drejt Liqenit të Shutmanit.

“Një ditë në Sharr, mes ecjes, mësimit dhe natyrës”, ka shkruar Bogujevci.

Gjatë ecjes, fëmijët mësuan më shumë për bjeshkatarinë, turizmin natyror, orientimin dhe sigurinë në terren, si dhe për rëndësinë e kujdesit ndaj natyrës.

“Një mënyrë e bukur për t’ua afruar të rinjve natyrën dhe për t’i njohur me potencialin turistik të Kosovës”, ka shkruar Bogujevci. 


MË SHUME NGA Kulturë