Fillon "Java e Bibliotekës në Kosovë"
BKT
Kulturë

Fillon "Java e Bibliotekës në Kosovë"

A.B/RTKLive

Ka nisur sot Java e Bibliotekës në Kosovë, e cila rikthehet këtë vit me një edicion kushtuar “Rilindjes” dhe trashëgimisë së saj në kulturën dhe historinë e Kosovës, duke sjellë në vëmendje botimet, revistat dhe historitë që kanë mbetur në kujtesën tonë.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Dr. Blerinë Rogova Gaxha, ka folur për rolin e bibliotekës, duke përmendur edhe arkivin digjital, i cili është rritur shumë. Ajo tha se digjitalizimi është akt i memories.

Rogova Gaxha ka përmendur edhe Inteligjencën Artificiale. Ajo tha se bibliotekat kanë veç një gjuhë, dijen.

 


MË SHUME NGA Kulturë