Kori i Filharmonisë së Kosovës prezantohet në kuadër të Javës së Bibliotekës
BKT
Foto/ Filharmonia e Kosovës /FB
Kulturë

Kori i Filharmonisë së Kosovës prezantohet në kuadër të Javës së Bibliotekës

Sh.G|RTKlive

Në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë, Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, u prezantua me një program të përzgjedhur muzikor.

Koncerti u hap me interpretimin e veprës “Biblioteka e Kosovës”, Himni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të kompozuar nga Akil Koci. Në këtë interpretim mori pjesë edhe recitatori, baritoni Shaban Behramaj.

Në vijim, kori interpretoi veprën “Një kokë, një tokë” të kompozitorit Rafet Rudi.

Programi vazhdoi me veprën “Udhëtim sonor” të Valton Beqirit, ku Korit iu bashkuan vetë kompozitori Valton Beqiri në piano dhe Festim Fanaj në violinë.

Koncerti u përmbyll me “Cantate Domino” të kompozitorit Ko Matsushita, me shoqërim në piano nga Lekë Salihu.

Ndërkohë, koncerti i radhës i Korit të Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 3 tetor 2026, në orën 19:30, në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë. Koncerti do të drejtohet nga dirigjentja Marion Wood.


MË SHUME NGA Kulturë