23:03 / 29.09.2026
Në Prizren u mbajt koncerti tradicional për Ditën e Boshnjakëve të Kosovës
RTKlive
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se, me rastin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës, në Prizren u mbajt koncerti tradicional i organizuar nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Šarski Behar”.
Sipas ministrisë, programi solli valle, këngë dhe interpretime tradicionale, ndërsa pjesë e mbrëmjes ishin edhe mysafirë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Tijana Veljković, së bashku me përfaqësues të institucioneve dhe mysafirë të tjerë.























