21:53 / 02.10.2026
Pulla postare kushtuar gazetës “Rilindja” i dhurohet Bibliotekës Kombëtare
A.B/RTKLive
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillimin e Biznesit në Postën e Kosovës, z. Ferki Maxhuni, së bashku me kolegë, vizitoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku u prit nga drejtoresha Blerina Rogova Gaxha.
Me këtë rast, Maxhuni i dhuroi Bibliotekës Kombëtare pullën postare kushtuar gazetës historike “Rilindja”, e emetuar nga Filatelia e Postës së Kosovës me rastin e 80-vjetorit të themelimit të saj.
Dhuratë e veçantë në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë, edicioni i së cilës i kushtohet trashëgimisë kulturore dhe historike të “Rilindjes”, nën temën “Rilindja – Zëra në kujtesë”























