Veteranë dhe qytetarë para Kuvendit, kërkojnë votimin e ndryshimeve për Speciale
E. O./RTK & N.M /RTKlive
(E plotësuar) Veteranë të UÇK-së dhe qytetarë janë mbledhur sot para Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe te hyrja e deputetëve, duke kërkuar që ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen në të dyja leximet.
Një numër qytetarësh janë mbledhur që nga mbrëmja e së dielës para Kuvendit, në kuadër të protestës së organizuar nga iniciativa “Jo në emrin tim”.
Protestuesit kërkojnë nga deputetët që të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.
Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion, mëngjesin e sotëm, ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji pritet të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku kjo çështje është pika e parë e rendit të ditës.
Veteranët dhe protestuesit po kërkojnë që ndryshimet e këtij ligji të votohen sot në të dyja leximet.
Protestë para Kuvendit, shqyrtohet Ligji për Dhomat e Specializuara

N.M. /RTKlive
Para mbajtjes së seancës protestuesit janë mbledhur para Kuvendit me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen.
Një numër qytetarësh po protestojnë që nga mbrëmja e së dielës para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në kuadër të protestës së organizuar nga iniciativa “Jo në emrin tim”, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.
Komisioni për Legjislacion mëngjesin e sotëm ka votuar në parim projektligji për ndryshim të Ligjit për Specialen. Në seancën e thirrur kjo pikë është pika e parë e rendit të ditës.


Protestë para Kuvendit, shqyrtohet Ligji për Dhomat e Specializuara
Një nga organizatorët e protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët që sot nga ora 08:00 të mblidhen para Kuvendit, para fillimit të seancës ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron UÇK-në.
“ Ne do të qëndrojmë jashtë, të bashkuar, për të pritur zbardhjen e ditës dhe për t’i pritur sy më sy deputetët që do të hyjnë në seancën e Kuvendit”, deklaroi dje Haziri.
Ai ftoi qytetarët që t’u bashkohen protestuesve gjatë natës dhe të mblidhen sot nga ora 08:00, ndërsa protestën masive e paralajmëroi për orën 08:30.
Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se protesta e paralajmëruar për sot para Kuvendit të Kosovës do të nisë në ora 09:00.
Në njoftimin e djeshëm të kësaj organizate thuhet: “... në ora 09:00, shihemi në shesh, para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk duam favore. Duam mbrojtje shtetërore.”
Protesta mbahet në ditën kur në Kuvend do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare, në ora 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
























