Hyn në fuqi Rregullorja për Funksionimin e Këshillit të Skenës së Pavarur
BKT
Kulturë

Hyn në fuqi Rregullorja për Funksionimin e Këshillit të Skenës së Pavarur

Sh.G|RTKlive

Ka hyrë në fuqi Rregullorja për Funksionimin e Këshillit të Skenës së Pavarur, e cila përcakton mënyrën e funksionimit të këtij mekanizmi dhe synon të krijojë një kornizë më të qartë për përfaqësimin dhe zhvillimin e skenës së pavarur kulturore në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rregullorja është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe ka hyrë në fuqi më 5 tetor 2026.

Dokumenti përcakton rregullat për funksionimin e Këshillit të Skenës së Pavarur, duke krijuar bazë më të qartë për organizimin dhe përfaqësimin e komunitetit të pavarur kulturor.

Ministria e Kulturës e ka vlerësuar këtë hap si pjesë të përpjekjeve për forcimin e pozitës dhe zhvillimin e skenës së pavarur kulturore në Kosovë.


MË SHUME NGA Kulturë