18:05 / 05.10.2026
Fahrush Rexhepi sulmohet nga protestuesit para Kuvendit|VIDEO
A.B/RTKLive
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është sulmuar nga protestuesit që po qëndrojnë para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Rexhepi, profesor doktor dhe vëllai i dëshmorit Njazi Rexhepi, ka provuar të largohet nga objekti i Kuvendit, por është kapur fizikisht dhe dhunshëm nga protestuesit dhe është kthyer mbrapsht.























