19:44 / 05.10.2026
Hyn në fuqi Rregullorja për Funksionimin e Këshillit të Skenës së Pavarur
G.K/RTKlive
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rregullorja për Funksionimin e Këshillit të Skenës së Pavarur.
Sipas Ministrisë, rregullorja përcakton mënyrën e funksionimit të këtij mekanizmi dhe krijon një kornizë më të qartë për përfaqësimin dhe zhvillimin e skenës së pavarur kulturore në Kosovë.
Rregullorja është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe ka hyrë në fuqi më 5 tetor 2026.
Dokumenti i plotë: KËTU























