29 kadetë nga Kosova nisin studimet ushtarake në Shqipëri
BKT
Lajme

29 kadetë nga Kosova nisin studimet ushtarake në Shqipëri

K. K. / RTKlive

Akademia e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka hapur vitin e ri akademik në kampusin e ri të Akademisë, i cili ofron kushte bashkëkohore dhe infrastrukturë moderne për përgatitjen dhe edukimin e ushtarakëve të rinj.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, këtë vit 29 kadetë nga Kosova janë përzgjedhur për të ndjekur studimet ushtarake në Shqipëri.

Sipas njoftimit, kadetët do të zhvillojnë përgatitjen e tyre akademike dhe ushtarake, me synimin që në të ardhmen t’i shërbejnë vendit me profesionalizëm, nder dhe dinjitet.

"Këtë vit 29 kadetë nga Kosova, janë përzgjedhur për të ndjekur studimet ushtarake në kuadër të bashkëpunimit në mes dy forcave tona", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme