Rritet presioni mbi Infantino-n, këtë herë për rastin e Mpasit
BKT
Sport

Rritet presioni mbi Infantino-n, këtë herë për rastin e Mpasit

F.B/RTKLive

Gianni Infantino dhe FIFA janë përballur sërish me kritika, pas raportimeve se organizata më e lartë e futbollit botëror lejoi Lionel Mpasin të përfaqësonte Republikën Demokratike të Kongos, ndonëse dokumentacioni i tij për ndryshimin e përfaqësueses nuk ishte përfunduar plotësisht.

Portieri francez u aktivizua me RD Kongon si në Kampionatin Botëror, ashtu edhe në ndeshjet e fazës së play-off-it, ku prania e tij rezultoi veçanërisht e rëndësishme për skuadrën afrikane.

Mpasi ishte një prej protagonistëve kryesorë të rrugëtimit të RD Kongos në play-off, fillimisht në përballjen ndaj Nigerisë dhe më pas kundër Xhamajkës, duke ndihmuar ekipin të sigurojë kualifikimin.

Sipas një raportimi të “The New York Times”, FIFA ishte në dijeni se Mpasi nuk kishte siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga Federata Franceze e Futbollit për të kompletuar procedurën e përfaqësimit të RD Kongos.

Megjithatë, pavarësisht këtij informacioni, FIFA nuk ndërmori masa për ta ndaluar portierin të luante për kombëtaren afrikane.

Rasti ka rikthyer në qendër të vëmendjes mënyrën se si FIFA trajton procedurat për ndryshimin e përfaqësueses dhe ka shtuar pikëpyetjet mbi vendimmarrjen e institucionit të drejtuar nga Gianni Infantino.