Ambasadori hungarez uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente
BKT
Foto arkiv/ Nga faqja në facebook e Ambasadës hungareze në Kosovë
Lajme

Ambasadori hungarez uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

A.B/RTKLive

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Dux ka shprehur urimet e tij për presidenten e re, duke thënë se pret bashkëpunim me të dhe forcim të miqësisë e bashkëpunimit mes dy popujve.

“E urojmë përzemërsisht Shkëlqesinë e Saj, Dr. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj presidente të Republikës së Kosovës. Presim të punojmë me ju dhe të forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve tanë”, ka shkruar ambasadori hungarez.

 


MË SHUME NGA Lajme