10:17 / 20.10.2026
KRU Prishtina njofton për intervenime në disa zona
Sh.G|RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në disa zona të kryeqytetit, me qëllim të kryerjes së punimeve dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.
Sipas njoftimit, intervenimet do të zhvillohen në këto rrugë:
Rr. Panajot Kanaqi
Rr. Viktor Hygo
Rr. Ilir Durmishi
Rr. Dalip Alshiqi
Rr. Mentor Retkoceri
Rr. Fahri Fazliu
Rr. Arben Xheladini
Rr. Gjergj Balsha
KRU “Prishtina” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.























