Mujanoviq: Serbia është plotësisht e rreshtuar me Kinën
BKT
Lajme

Mujanoviq: Serbia është plotësisht e rreshtuar me Kinën

A.B/RTKLive

Analisti Jasmin Mujanoviqka deklaruar se Qeveria e Serbisë nuk është neutrale, por plotësisht e rreshtuar me Pekinin.

Në një reagim në rrjetin social X, Mujanoviq ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin këtë realitet dhe t’i përshtatin politikat e tyre në Ballkanin Perëndimor.

“Qeveria e Serbisë mund të përshkruhet në shumë mënyra, por ‘neutrale’ sigurisht që nuk është. Ajo është plotësisht e rreshtuar me Pekinin dhe ka ardhur koha që si BE-ja, ashtu edhe SHBA-ja ta pranojnë këtë fakt dhe t’i përshtatin politikat e tyre në përputhje me të”, ka shkruar Mujanoviq.


MË SHUME NGA Lajme