Përmbyllet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “LA RREMË”
BKT
Kulturë

Përmbyllet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “LA RREMË”

Sh.G|RTKlive

Me një mbrëmje muzikore nga artistja Ibadet Ramadani, është përmbyllur në Prishtinë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “LA RREMË”.

E shoqëruar nga grupi i saj, Ramadani interpretoi kompozime origjinale, muzikë country dhe tinguj tradicionalë shqiptarë, duke sjellë para publikut rrëfime personale dhe kujtime.

Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deputetja Arbërie Nagavci, deputetja Arjeta Fejza, si dhe qytetarë e artdashës.

Festivali “LA RREMË” i kushtohet figurës dhe trashëgimisë artistike të Muharrem Qenës. Programi i tij ndërthur teatrin me muzikën, duke promovuar vepra artistike dhe aktivitete kulturore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kulturë