Merrte veturat me qira dhe dyshohet se i shiste, arrestohet një person në Lipjan
BKT
Kronika

Merrte veturat me qira dhe dyshohet se i shiste, arrestohet një person në Lipjan

E.Hoti/RTKlive

Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin për veprat penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe “Mashtrimi”.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte marrë vetura me qira nga ankuesi, por më pas i kishte shitur ato.

Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 23:40, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është kryer më 17 nëntor 2026.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika