Policia ekstradon 2 persona të kërkuar ndërkombëtarisht
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri nga personat, me inicialet H.K., është ekstraduar nga Shqipëria, ndërsa personi tjetër, A.S., është ekstraduar nga Franca.
"Të dyja ekstradimet janë realizuar sot, më 17.11.2026, nga Shqipëria për në Kosovë, është ekstraduar shtetasi i Kosovës, H.K., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, kurse nga Franca për në Kosovë, është ekstraduar shtetasi i Kosovës A.S., pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.
Të dy kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
"Pas ekstradimit, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe asaj në Ferizaj, për procedurat e mëtejshme ligjore", thuhet tutje në njoftim.
Policia e Kosovës bëri me dije se operacioni u realizua përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.






















