Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin belg, diskutojnë integrimin euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivën euroatlantike të vendit.
Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.
Ajo theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen belge për këto procese dhe për anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.
“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe diplomatike dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në teknologjinë informative, shërbimet digjitale, energjinë e ripërtëritshme, infrastrukturë, bujqësi, arsim, kulturë dhe turizëm”, thuhet në njoftim.
Ajo gjithashtu theksoi se Kosova ofron mundësi për investime dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.






















