Java Kombëtare 2026 bashkon Shqipërinë dhe Kosovën përmes kulturës
BKT
Kulturë

Java Kombëtare 2026 bashkon Shqipërinë dhe Kosovën përmes kulturës

Sh.G|RTKlive

Me dhjetëra aktivitete kulturore, ekspozita, koncerte, filma dhe shfaqje artistike, Java Kombëtare 2026 po sjell një program të përbashkët kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili do të zhvillohet nga 19 nëntori deri më 6 dhjetor në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Përmes këtij aktiviteti, synohet promovimi i trashëgimisë së përbashkët kulturore, traditave, identitetit kombëtar dhe krijimtarisë bashkëkohore, duke e vendosur artin në qendër të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve.

Programi përfshin një sërë aktivitetesh, nga ekspozitat dhe koncertet muzikore, te projeksionet filmike, shfaqjet teatrore, performancat artistike dhe veprimtari të tjera që ndërthurin traditën me risitë e artit bashkëkohor.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, aktivitetet do të shtrihen nga veriu në jug të Shqipërisë, duke krijuar hapësira takimi për artistë, krijues dhe publikun, si dhe duke vënë në pah lidhjet historike dhe kulturore mes shqiptarëve.

Java Kombëtare 2026 synon të afrojë edhe brezat e rinj përmes artit dhe kulturës, duke dëshmuar vazhdimësinë e identitetit të përbashkët dhe rëndësinë e bashkëpunimit kulturor.

Nën moton e një kulture që bashkon dhe një historie që lidh, kjo nismë vjen si një festë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Java Kombëtare 2026 mbahet nga 19 nëntori deri më 6 dhjetor 2026.


MË SHUME NGA Kulturë