Fejzullah Krasniqi zgjidhet në krye të ASHAK-ut
BKT
Kulturë

Fejzullah Krasniqi zgjidhet në krye të ASHAK-ut

Sh.Ç/RTKlive

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka një kryetar të ri. Akademiku Fejzullah Krasniqi është zgjedhur në krye të këtij institucioni, në mbledhjen e Kuvendit të Akademisë të mbajtur sot.

“Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë. Kryetar i Akademisë u zgjodh, akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e ASHAK-ut nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me procesin e votimit dhe numrin e votave që ka marrë Krasniqi.

Paraardhës i Krasniqit ka qenë Justina Shiroka-Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh president e Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë