19:36 / 23.11.2026
Pianistja Riola Susuri shpallet më e mira në garën ndërkombëtare në Vjenë
Sh.G|RTKlive
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim pianisten Riola Susuri, pas suksesit të saj në garën ndërkombëtare “International Piano Balkan Competition – Vienna 2026”.
Në finalen e mbajtur më 20 nëntor në Mozarthaus në Vjenë, Susuri fitoi çmimin e parë dhe u shpall interpretuesja më e mirë e garës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, pianistja ishte përfituese e thirrjes për mobilitet të kësaj ministrie, përmes së cilës u mbështet pjesëmarrja e saj në garë.
Ministri Gashani e përgëzoi Susurin për këtë arritje, duke vlerësuar suksesin e saj dhe përfaqësimin e talentit artistik në skenën ndërkombëtare.






















