Kuvendi miraton Ligjin për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore
BKT
Kulturë

Kuvendi miraton Ligjin për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore

Sh.G|RTKlive

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është miratuar në parim Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili synon forcimin e mekanizmave institucionalë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vend.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, me këtë ligj parashihet që Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore të themelohet si Agjenci Ekzekutive, duke krijuar një organizim të veçantë institucional dhe duke rritur kapacitetet për ushtrimin e funksionit të inspektimit.

Ministria vlerëson se kjo reformë do të mundësojë mbikëqyrje më të fuqishme në terren, kontroll më të mirë të ndërhyrjeve në monumentet e trashëgimisë kulturore, si dhe reagim më efikas ndaj shkeljeve që mund të rrezikojnë vlerat e trashëgimisë.

Sipas institucionit, forcimi i Inspektoratit synon të qartësojë përgjegjësitë institucionale dhe të përmirësojë mekanizmat e mbikëqyrjes, me qëllim të garantimit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.


MË SHUME NGA Kulturë