20:32 / 27.11.2026
Në faqen e Thaçit urohet FSK-ja për Ditën e Forcës
RTKlive
Në faqen zyrtare në Facebook të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është publikuar një urim për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e Ditës së Forcës.
Në postim është rikujtuar një deklaratë e Thaçit e 27 nëntorit të vitit 2019.
“FSK, e gëzofsh ditën tënde! Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë. Siç kanë qenë edhe breza të tërë para nesh. Bashkë në ditë të vështira dhe në ditë të mira! Liria, shteti i pavarur dhe ushtria po na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”, thuhet në postim.






















