KFOR: Gatishmëria dhe prania në terren, thelbësore për sigurinë në Kosovë
BKT
Lajme

KFOR: Gatishmëria dhe prania në terren, thelbësore për sigurinë në Kosovë

A.B/RTKLive

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka theksuar rëndësinë e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe pranisë së vazhdueshme në terren për përmbushjen e misionit të tij.

Në një postim në Facebook, KFOR-i ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i thekson se vepron në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.


MË SHUME NGA Lajme