Ambasadorja e emëruar e Kosovës në Austri dorëzon kopjet e letrave kredenciale
BKT
Lajme

Ambasadorja e emëruar e Kosovës në Austri dorëzon kopjet e letrave kredenciale

A.B/RTKLive

Sot, Ambasadorja e emëruar e Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë, Albulena Blakaj Gashi, u prit në Ministrinë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë nga Shefi i Protokollit, Ambasadori Maximilian Hennig, të cilit i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Gjatë takimit u nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, si dhe rëndësia e avancimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

"Me dorëzimin e kopjeve të letrave kredenciale, Ambasadorja Blakaj Gashi fillon veprimtarinë e saj diplomatike në Vjenë në cilësinë e Ambasadores së emëruar (designierte Botschafterin), në pritje të paraqitjes së letrave kredenciale Presidentit Federal të Republikës së Austrisë", njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.


MË SHUME NGA Lajme