Pacolli:Tranzicioni i gjelbër, mundësi për zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve
BKT
Lajme

Pacolli:Tranzicioni i gjelbër, mundësi për zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve

A.B/RTKLive

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendor dhe përshtatjes së bizneseve me standardet e reja mjedisore të tregut evropian.

Në hapjen e Javës së Biznesit Kosovar 2026, Pacolli ka thënë se ministria po punon në reforma që mbrojnë prodhuesit vendorë, lehtësojnë investimet dhe krijojnë mundësi të reja përmes ekonomisë qarkore, teknologjive të pastra dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve.

Ajo ka theksuar se tranzicioni i gjelbër nuk duhet të jetë pengesë për bizneset, por mundësi për zhvillim dhe konkurrueshmëri në tregun evropian.


MË SHUME NGA Lajme