Junik, homazhe për nder të 28 Nëntorit
BKT
Kosovë

Junik, homazhe për nder të 28 Nëntorit

A.B|RTKLive

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, së bashku me zyrtarë komunalë dhe qytetarë, ka bërë homazhe me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Në këtë ditë të rëndësishme për historinë kombëtare, ata kanë shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan dhe luftuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Homazhet u mbajtën në shenjë nderimi për sakrificën e brezave që punuan për lirinë e vendit.


MË SHUME NGA Kosovë