Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
BKT
Kosovë

Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

V.Th / RTKLive

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në Gjilan është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, vendosja e emblemës në hapësirën publike të qytetit shënon respektin dhe mirënjohjen për sakrificën e brezave që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Komuna ka theksuar përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e vlerave të luftës çlirimtare te brezat e ardhshëm.


MË SHUME NGA Kosovë