Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
BKT
Kosovë

Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu dhe bore

Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Gjatë ditës do të fryjë era nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1-6 m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, raporton RTKlive.

IHMK bën të ditur se gjatë fundjavës do të ketë depërtim të masave të ftohta ajrore, të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave në vend.


MË SHUME NGA Kosovë