11:16 / 27.11.2026
Po asfaltohet rruga drejt Memorialit të Radios “Kosova e Lirë” në Berishë
N.M. /RTKlive
Ka nisur asfaltimi i rrugës që çon drejt Memorialit të Radios “Kosova e Lirë” në Berishë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se me këtë projekt po i përgjigjet një kërkese të kahershme dhe po lehtëson qasjen e vizitorëve në memorialin nga ku transmetoi Radio “Kosova e Lirë” gjatë luftës çlirimtare.
Punimet financohen plotësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me Komunën e Drenasit.






















