Policia dhe nxënësit në Shtime zhvillojnë fushatë kundër garave të paligjshme me automjete
BKT
Kosovë

Policia dhe nxënësit në Shtime zhvillojnë fushatë kundër garave të paligjshme me automjete

Sh.Ç/RTKlive

Policia në Shtime, në bashkëpunim me nxënësit e IAAP-së, ka realizuar një aktivitet vetëdijesues në kuadër të planit operativ “Parandalimi i Garave me Automjete 2026”.

Gjatë këtij aktiviteti janë ndaluar automjete dhe shoferëve u janë shpërndarë fletushka me mesazhe sensibilizuese për rreziqet që paraqesin garat e paligjshme, shpejtësia e tepërt dhe ngasja e pakujdesshme.

Përmes kësaj fushate synohet rritja e vetëdijes së pjesëmarrësve në trafik për rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit dhe shmangien e sjelljeve që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Policia në Shtime ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave, duke theksuar përkushtimin e saj në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.


MË SHUME NGA Kosovë