IHMK paralajmëron reshje bore dhe rënie të temperaturave gjatë fundjavës
BKT
Foto |arkiv
Kosovë

IHMK paralajmëron reshje bore dhe rënie të temperaturave gjatë fundjavës

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ftohtë, me vranësira dhe reshje shiu e bore gjatë fundjavës në Kosovë.

Sipas parashikimit, të shtunën, më 28 nëntor, moti do të jetë i vranët, me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 5 gradë.

Të dielën, më 29 nëntor, pritet mot kryesisht i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 1 deri në 3 gradë.

IHMK bën të ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë depërtim të masave të ftohta ajrore nga veriperëndimi, të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave në vend.

Instituti paralajmëron se kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të pafavorshme, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve meteorologjike.

Po ashtu, rekomandohet veshje e përshtatshme dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të ulëta.


MË SHUME NGA Kosovë