NewBorn ngjyroset kuqezi dhe pajiset me stemën e UÇK-së për 28 Nëntor
BKT
Foto nga Facebook
Kosovë

NewBorn ngjyroset kuqezi dhe pajiset me stemën e UÇK-së për 28 Nëntor

N.M. /RTKlive

Monumenti NewBorn në Prishtinë ka marrë pamje të re me rastin e 28 Nëntorit. Ai është ngjyrosur kuqezi dhe është vendosur stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërhyrja artistike është realizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka organizuar edhe një konferencë për media para monumentit.

Organizatorja e platformës, Eliza Hoxha, ka thënë se ky aktivitet simbolik synon të kujtojë sakrificën dhe luftën për liri, si dhe të shprehë kundërshtimin ndaj procesit dhe aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hoxha ka bërë të ditur se për këtë ndërhyrje kanë marrë leje nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe autori i monumentit.

Mund të jetë një imazh i monument dhe teksti

Mund të jetë një imazh i dërrasë me shigjetë


MË SHUME NGA Kosovë