Komuna e Prishtinës zhvendos muralin e Nënë Terezës në një objekt tjetër
Edona Podvorica /RTK
Komuna e Prishtinës ka vendosur që muralin kushtuar Nënë Terezës ta realizojë në një objekt tjetër në pronësi të kryeqytetit, pas ndalimit të punimeve në lokacionin e planifikuar fillimisht.
Lokacioni i ri është një ndërtesë përballë Hotel “Grandit”, në afërsi të shtatores së Zahir Pajazitit.
Ky vendim vjen pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, e cila njoftoi kryetarin Përparim Rama për vendimin e Prokurorisë së Shtetit që ndalon punimet në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, deri në një vendim të gjykatës.
Rama e ka kundërshtuar arsyetimin për kontestin ndërmjet dy palëve, duke thënë se objekti ku ishte planifikuar murali është në kompetencë të Komunës dhe nuk është pronë e Ministrisë së Ekonomisë.
Bdryshe, Policia e Kosovës ka ndërprerë punimet për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, pas një vendimi të Prokurorisë së Shtetit që ndalon vazhdimin e ndërhyrjeve deri në një vendim të gjykatës.






















