Përkujtohet masakra e Kabashit e para 113 vjetëve / Video
BKT
Kosovë

Përkujtohet masakra e Kabashit e para 113 vjetëve / Video

Zenel Hajrizi / RTK

Në 113-vjetorin e masakrës së Kabashit të Vitisë, në vendin e masakrës në Kllokot u zbulua pllaka përkujtimore për 74 civilët shqiptarë të masakruar, të të gjitha moshave, nga regjimi i atëhershëm serb.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje në Viti u organizua edhe akademi përkujtimore ku ishin të pranishëm përfaqësues të jetës politik si dhe banorë të Vitisë. Më këtë rast kryetari Sokol Haliti tha krimi mbete krim dhe i pa harruar.

“Në nëntor të vitit 1913, pas një aksioni të forcave serbe, dhjetëra burra shqiptarë kabashë u arrestuan, u keqtrajtuan dhe më pas u masakruan në afërsi të Kllokotit”, ka thënë Sokol Haliti, Kryetar i Vitisë.

Në emër të fshatit Kabash, Liman Kamberi rikujtoi se gjakun i derdhur i bashkëkombësve nëpër gjenerata është gurthemel lirie qe po e gëzojmë.

“Kjo akademi dhe kjo përmendore janë dëshmi se gjaku i tyre nuk u derdh kot”, ka thënë Liman Kamberi banor i Kabashit.

Masakrat mbi popullin shqiptar pa dallim periudhe kohore të rënies së tyre janë dëshmia e sakrificës për liri të vendit u tha në akademinë e organizuar në shënimin e kësaj ngjarje të trishtë të hegjemonisë serbe të kohës