NEWBORN merr pamje të re në nderim të historisë së UÇK-së
BKT
Në Fokus

NEWBORN merr pamje të re në nderim të historisë së UÇK-së

RTKLive

Organizata “Liria ka Emër”, njofton se ka realizuar një intervenim të përkohshëm në obeliskun NEWBORN, në nderim të atyre që, siç thuhet, dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Në një postim, organizata ka theksuar se nëntori është muaj i daljes së parë publike të UÇK-së, i Adem Jasharit dhe i shqiptarëve.

“Nëntor i ftohtë pa krerët e UÇK-së që ende po mbahen në Hagë. Beteja vazhdon!”, thuhet në postim.

Sipas organizatës, intervenimi është bërë edhe në shenjë respekti për gjeneratën e pasluftës dhe për përgjegjësinë e saj ndaj kujtesës kolektive, historisë dhe UÇK-së.May be an image of monument and text

TEMAT:


MË SHUME NGA Në Fokus