Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj
UK/RTKLive.com
Vincent Kompany do të duhet të bëjë llogaritë pa një tjetër futbollist të rëndësishëm. Bayern Munich ka njoftuar të dielën se Konrad Laimer do të mungojë për të paktën tri muaj.
Futbollisti austriak ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, pasi në ndeshjen kundër Hamburger SV ka pësuar një lëndim në tendinë në kyçin e këmbës së djathtë.
Laimer është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, por është detyruar të largohet nga fusha në minutat e fundit të takimit.
Mungesa e tij e vështirëson edhe më shumë situatën për trajnerin Kompany, pasi Bayerni po përballet me probleme të shumta me lëndimet. Harry Kane, Jamal Musiala, Manuel Neuer, Serge Gnabry, Michael Olise, Alphonso Davies dhe Ismael Saibari janë gjithashtu në mesin e futbollistëve që kanë munguar për shkak të problemeve fizike.
Përveç kësaj, Bayerni nuk arriti të marrë më shumë se një pikë pas udhëtimit në Hamburg, me ndeshjen që përfundoi pa gola, zero me zero.
Pas këtij barazimi, Bayerni renditet në vendin e dytë në Bundesligë me njëzet e tri pikë, një më pak se Borussia Dortmund, që kryeson tabelën me njëzet e katër pikë.






















