Barcelona fiton thellë ndaj Deportivo La Coruna
BKT
Sport

Barcelona fiton thellë ndaj Deportivo La Coruna

UK/RTKLive.com

Barcelona ka vazhduar serinë pozitive në LaLiga, duke e mposhtur Deportivo La Coruna me rezultat 5:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Abanca-Riazor”.

Protagonisti kryesor i kësaj fitore ka qenë Raphinha, i cili i ka shënuar tri gola, ndërsa Barcelona e ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi.

Katalonasit kanë kaluar në epërsi që në minutën e dytë, kur Lamine Yamal ka realizuar për 1:0.

Deportivo ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e nëntë. Ish-futbollisti i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, ka shënuar për 1:1, pasi ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen mysafire.

Vendasit kanë pasur edhe mundësi të tjera, por portieri Joan Garcia ka reaguar mirë. Barcelona, e ka rikthyer epërsinë me Dani Olmo, i cili ka shënuar me kokë.

Në pjesën e dytë, Raphinha e ka ngritur epërsinë në 3:1, duke shënuar pas një harkimi të Lamine Yamal.

Braziliani ka realizuar edhe dy herë të tjera në minutat e fundit, fillimisht pas një aksioni me Anthony Gordon dhe më pas gjatë kohës shtesë, duke kompletuar tregolëshin. 

Me këtë fitore, Barcelona shkon në ndeshjen e rëndësishme ndaj Atletico Madrid, që zhvillohet të mërkurën, me pesë pikë më shumë se madrilenët.

Ndërkohë, Deportivo La Coruna ka vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit në kampionat dhe renditet në pozitën e trembëdhjetë.