Derbi i Anamoravës mbyllet pa fitues
UK/RTKLive.com
Derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues, me rezultat 0:0.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e pesëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës, të dyja skuadrat kanë pasur disa raste të mira shënimi, por asnjëra nuk ka arritur t’i konkretizojë ato.
Me këtë barazim, Drita vazhdon të renditet në vendin e tretë në tabelë, ndërsa Gjilani zë pozitën e katërt. Në krye të kampionatit është Prishtina.
Për Dritën ky ka qenë barazimi i katërt në këtë edicion, krahas tetë fitoreve dhe tri humbjeve.
Në anën tjetër, Gjilani e ka regjistruar barazimin e pestë. Skuadra gjilanase ka edhe gjashtë fitore dhe katër humbje.
Java e e Superligës do të vazhdojë më 30 nëntor, me dy ndeshje të tjera.
Drenica do të përballet me Vushtrrinë, ndërsa Dukagjini do të jetë nikoqir i Ballkanit. Të dyja ndeshjet nisin në orën 13:00.






















