KKShShA, KKShShSt, USHShAE mbështesin Rekën për president
BKT
Rajoni dhe Bota

KKShShA, KKShShSt, USHShAE mbështesin Rekën për president

Këshilli Koordinues i shoqatave shqiptare për Austri Këshilli, Koordinues i shoqatave shqiptare për Steiermark Unioni i Shoqatave Shqiptare në Austrinë e Epërme, në mbështetje te Kandidatit Shqiptar prof. Blerim Reka dalin me një Deklaratë të përbashkët:

Mbështesim fuqishëm kandidaturën e Prof. Blerim Reka për President në Maqedoninë e Veriut dhe u bëjmë thirrje gjithë shqiptareve, e sidomos i bëjmë thirrje mërgatës shqiptare me të drejt vote në ketë shtet te shfrytëzoi çdo mundësi dhe te votojnë për Të,  votë - ku Shqiptari voton Shqiptarin.

Prof. Blerim Reka posedon të gjitha vlerat etike, politike, kombëtare dhe shtet-formuese për te qenë President.

Konsiderojmë se zgjedhja e prof. Blerim Rekës - President, faktorizon shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pa të cilët është i pa mundur demokratizimi i vërtete i këtij shteti, dhe vetëm me ndihmën e tyre arrihet integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ne Bashkimin Evropian.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota