Chelsea po e shkatërron Slavia Prague, Arsenali në epërsi
BKT
Sport

Chelsea po e shkatërron Slavia Prague, Arsenali në epërsi

Arsenali është në epërsi prej një goli ndaj Napolit, në ndeshjen e sotme që po zhvillohet në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Me këtë gol, Arsenali është në epërsi të përgjithshme prej 3 golave, sepse takimin e parë e ka fituar 2-0.

Kurse Chelsea është duke e shkatërruar Slavia Prague, pasi pjesën e parë e ka përfunduar me rezultat 4-1 dhe rezultat të përgjithshëm 5-1.          

Me fitore e ka mbyllur pjesën e parë edhe Valencia, e cila është duke e mposhtur Villarrealin me rezultat 1-0 (4-1).

Në takimin tjetër Eintracht Frankfurt ka shënuar një ndaj Benficas, por ky gol nuk i mjafton për të kaluar në gjysmëfinale, sepse rezultati i përgjithshëm është 3-4.