Piatek vetëm 3 gola larg rekordit të Andriy Shevchenkos
BKT
Sport

Piatek vetëm 3 gola larg rekordit të Andriy Shevchenkos

Sulmuesi i kuqezinjve, Krzysztof Piatek po përpiqet të shkruajë historinë në listën e golashënuesve në Serie A.

Rekordi aktual mbahet nga legjenda Andriy Shevchenko, i cili në sezonin e tij të parë me Milanin arriti që të shënojë 24 gola duke mbajtur rekordin në Serie A, transmeton albeu.

Momentalisht polaku ka shënuar 21 gola këtë sezon në Serie A, një më pak se Quagliarella kryesues.